Mbyllja e degëve të studimit, Karabina: Ka politika për shpëtimin e tyre por Qeveria nuk ka interes

Mirela Karabina, ish-Ministre e Arsimit njëherësh pedagoge, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për mbylljen e dhjetra degëve tw studimit.

Karabina: Mësuesia është shumë e rëndësishme.Mësuesit duhet të jenë shtresa më e nderuar dhe duhet të kenë kujdesin maksimal nga shteti sepse nëse mësuesin e kemi joprofesionist të mirë dhe jo në atë nivel që duam sigurisht që ne do të prodhojmë nxënës dhe qytetarë jot ë mirë për nesër. Ne kemi një neglizhencë dhe nuk kemi kujdes fare për mesuesit. Të gjithë ata studentë që shkojnë në mësuesi ato nuk mendojnë që nesër ato do të ndërtojnë një jetë të mirë pasi duhet të diplomohen në një kohë të gjatë në mesuesi dhe paga dhe mungesa e meritokracisë nesër e bën shumë të vështirë dhe këto janë disa nga aryset që studentët nuk e zgjedhin më këtë lloj profesioni sepse i duket edhe u gjatë në studime dhe jo i mjaftueshëm për të siguruar një jetë më të mirë. Padiskutim ka politika, por nuk ka interes.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.