Sa afër është integrimi i Shqipërisë në BE?

Eksperti për integrimin në BE Gledis Gjipali në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjipali thotë se tani jemi në një fazë decizive.

Gledis Gjipali: Tani jemi në një fazë decizive mund të themi pranë nisjes së negocimit të kapitujve. Është një kohë e gjatë që Shqipëria është në këtë proces dhe rezultatet nuk janë ato që priteshin të paktën nga ai brez që në vitet '90 u ngrit kundër regjimit dhe kërkoi që Shqipëria të ishte si gjithë Europa. Është një brez i tërë që nuk arriti të realizonte integrimin evropian.

A mund të themi që është një proces që do të zgjasë në kohë apo do të jetë më i shpejtë?

Gledis Gjipali: Deri më sot procesi ka qenë i ngadaltë dhe do të thoja që një pjesë të fajit e kemi vetë, sidomos politka shqiptare. Ka një nxitje më ta madhe tashmë për të përshpejtuar procesin. Do të thoja që ende jemi larg një anëtarësimi të afërt. Ka shumë punë për të bërë që shoqëria jonë të tregojë se e meriton të jetë pjesë e BE. Nuk do të jetë diçka që do të vijë një ditë papritur por duhet me punën tona që ta arrijmë këtë proces.

Nëse do të ndiqet rruga që kush plotëson kriteret futet në BE, a do të thotë se doisa vende të Ballkanit perëndimor do të mbeten jashtë?

Gledis Gjipali: BE e di shumë mirë, është dhe kriter që bashkëpunimi rajonal, zgjidhja e mosmarrëveshjeve bilaterale përpara anëtarësimit në BE. Është kushtëzim për të gjitha vendet si në rastin Kosovë-Serbi që duhet të përmirësohen marrëdhëniet mes dy shteteve. Anëtarësimi në bllok do të ishte zgjidhja më e mirë por kjo do të varet nga përgatitja e vendeve.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.