Basha përkujton 8 dhjetorin: Vepra më e bukur e rinisë shqiptare, inkurajim për brezat

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar 8 dhjetori 1990 dhe Ditën e Rinisë, duke shkruar se kjo datë është vepra më e bukur e rinisë shqiptare.

Basha shkruan se Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Evropa!

Basha: 8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë evropiane. Ëndrra e Shqipërisë evropiane që ngriti në këmbë studentët 32 vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Evropa!