Ekskluzive/ Kanosi dhe dhunoi në lokal Elvis Elezin, arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari Gazment Kusta

Ekskluzive/ Kanosi dhe dhunoi në lokal Elvis Elezin, arrestohet në
Gazment Musta dhe Elvis Elezi (me xhup të zi dhe syze)

Ky që shikoni në foto është Gazment Kusta, i cili që prej 22 shkurtit rezulton i shpallur në kërkim për dhunimin dhe kanosjen e Elvis Elezit në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.

Ai ra në pranga të policisë këtë të enjte në Tiranë. 35-vjeçari po lëvizte në zonën e quajtur "Kodra e Priftit" kur efektivët e policisë e prangosën.

Gazment Kusta njihet si person me precedent të theksuar kriminale. 35-vjeçari vjeçari rezulton i dënuar më herët jashtë Shqipërisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Me 17 shkurt 2021, Kusta së bashku me tre persona të tjerë të maskuar u futën brenda një lokali me armë dhe shkope bejsbolli duke dhunuar Elvis Elezin, i cili ndodhej duke konsumuar një kafe.

Për ngjarjen ne fjale ne atë kohë u arrestua  shtetasi G.B pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes.

Pas kontrollit të ushtrur në banesën e G.B  janë gjetur dhe sekuestruar disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Gjeneza e sherrit mes Kustës dhe Elezit nisi në Kroaci.Të dy kanë punuar bashkë në Kroaci, në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike dhe janë arrestuar bashkë.

Ata kanë vuajtur dënimin në të njëjtin burg në Kroaci, por pazaret mes tyre janë prishur.

Pasi te dy kanë kryer denimin ata janë kthyer në Shqipëri për të cilën sherri vijoi sërish.

Dhunimi i Elezit ndodhi në lagjen "Bakushe Visha" në Krujë.

Po ashtu më vitin 2020 në banesën e Elvis Elezit shpërtheu një lëndë plasëse por fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.

Njoftimi i policisë për arrestimin

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.