Digjet rrobaqepësia në Fresk, harruan hekurin e rrobave ndezur
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2022, 20:50
Një rrobaqepësi në zonën e Freskut u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Mësohet nga Shërbimi zjarrfikës se ka qenë një pakujdesi e punonjësve që ka shkaktuar zjarrin, teksa kanë harruar një hekur rrobash ndezur, duke bërë që rrobaqepsia të përfshihet nga flakët.
2 makina zjarrfikëse dhe rreth 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarrit.
Tashmë zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.








