Balla: Të rinjtë të përfshihen në politikë seriozisht, jo vetëm për numra

Edison Balla, pedagog, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai kërkoi përfshirjen e të rinjve në politikë.

Balla: Mendoj që e vetmja zgjidhje është një angazhim jo vetëm pjesëmarrje në politikë por angazhim serioz i të rinjve, të cilët janë të arsimuar, të cilët kanë ide ndryshe, të cilët kanë vlera dhe për mua të kontribuojnë në politikë jo vetëm si numër, jo vetëm si shifra. Mund të kontribuojnë në politikë nëpërmjet ideve për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes, të ideve për ti bërë të rinjtë të rrinë në këtë vend dhe kjo vjen vetëm me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve në politikë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.