Xhemollari: Kërkojmë nga bashkia mensa publike për studentët

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh se kanë kërkuar nga Bashkia për të ndërtuar 4 mensa publike.

Xhemollari: Kemi ndërrmarrë një iniciativë qytetare drejtuar Bashkisë Tiranë  të paktën për të ndërtuar 4 mensa publike .Të gjitha vendet që kanë një godinë universitare që kanë një konvikt kanë dhe një mensë publike që ofrojnë ushqim me çmime të reduktuara të përshtatshme për studentët. Shtuar këtu krizën financiare shtuar rritjen e çmimeve kjo do të ishte mënyra më e përshtatshme për studentët dhe për të lehtësuar xhepin e familjeve të tyre pasi vetëm 50% e të gjithë shpenzimeve që ata kryejnë në qytetin e Tiranës shkojnë për të ngrënë pra për tu ushqyer.Ne synojmë që të mbledhim 6600 firma për ta bërë iniciativën ligjore.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.