Shkëmbimi i të burgosurve Rusi-ShBA, Rama falenderon Arabinë: Thjesht fantastike, forcë e diplomacisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar presidentin saudit Sheikh Mohamed bin Zayed dhe Princin Mohammed bin Salman, pasi Ministria e Jashtme ka njoftuar se shkëmbimi i të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë.

Mësohet se ka qenë Arabia Saudite ajo që ka bërë të mundur ndërmjetësimin e këtij shkëmbimi mes dy superfuqive që janë në momente armiqësie për shkak të luftës në Ukraine.

Rama: Thjesht fantastike! Chapeau  për të dy këta liderë, të cilët po tregojnë me forcën e shembullit se fuqia e diplomacisë është e pafundme dhe fryma e paqes dhe bashkëpunimit midis kombeve duhet të na udhëheqë gjithmonë edhe kur të gjitha rrugët duken të mbyllura.

Marrëveshja mes SHBA-ve dhe Rusisë  përfshin edhe shkëmbimin e basketbollistes amerikane Brittney Griner me tregtarin e armëve Viktor Bout.

Shkëmbimi i të burgosurve Rusi-ShBA, Rama falenderon Arabinë: