Vjerdha: Kushtet e konvikteve si 32 vite më parë

I ftuar në studion e Ora News, Kolindo Vjerdha, përmendi disa nga shqetësimet që kanë studentët sot. 

Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai ai u shpreh:

Vjerdha: Nëse nisemi në gjenezën e Lëvizjeve Studentore 32 vite më parë kanë kanë qenë kushtet në Universitete dhe në konvikte dhe po të kthehemi sot 32 vite pas jemi në këtë hapësirë kohore në të cilën nuk është bërë asgjë.Të njëjtat problemtika vazhdojnë, edhe sot po të shohim monitorimet e bëra ndoshta edhe nga Qëndresa Qytetare por edhe nga aktorë të tjerë vihet re që kushtet në konvikte vazhdojnë të jenë të njëjtat edhe sot 32 vite pas. Besoj se sot të rinjtë e shohin largimin si një mundësi për të gjetur kushte më të mira dhe këtë largim e shohin ndoshta që tek studimet e larta.Të rijntë sot nisin të largohen herët nga Shqipëria ndoshta ndryshe nga prindërit e tyre një brez më parë.Të rinjtë largohen që tek studimet për të parë kushte më të mira për tregun e punës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.