Mbërriti nga Italia, 53-vjeçari nga Kosova kapet me arsenal armësh në portin e Durrësit
Kapen armë të tipi pistoletë dhe shotgun në portin e Durrësit pasditen e sotme.
Mësohet se sipas burimeve, se pas nga kontrolli në makinë i gjenden një personi armë zjarri gjau, pistoletë dhe një pushkë tip snaiper.
Një traget ishte duke u nisur për Ancona, ku një person Selman Lajçi nga Kosova, 53 vjeç, ka fshehur në makinën e tij armët tip Land Rover.
Po ashtu, mësohet se Selman Lajçi nga Kosova, është arrestuar nga forcat e policisë.
Policia e ka kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip "Land Rover".
Gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



