Arrestimet në Gjermani. Çfarë ka ndodhur? - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako

Arrestimet në Gjermani. Çfarë ka ndodhur? – ishte tema e kësaj të enjteje në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Gjermania gati u vendos në masa ekstreme për shkak të disa arrestimeve që qeveria dhe prokuroria bëri ndaj një grupi ekstremistësh të djathtë.

Akuzat që ka bërë qeveria për të arrestuarit, pas një infiltrimi që ka bërë në një rrjet të djathtë që e konsiderojnë Gjermaninë akoma të pushtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Të arrestuarit akuzohen se donin të merrnin qeverinë me dhunë dhe se janë nën ndikimin e grupit Qanon me pikëpamje të djathta dhe antisemite.

Gjermania është një vend që në kuadër të NATO-s ka të vendosur shumë raketa bërthamore, çka sipas tyre mund të rrisë shkallën e rrezikut të vendit.

Dihet se pas Luftës së Dytë Botërore gjermania u nda në 4 territore, për shkak së humbi. Elitat botërore e ndau Evropën në dy palë, ku një pjesë e Gjermanisë u mor nga Rusia.