Akoma projekt në ajër, nis shitja e apartamenteve në Durrës Marina Yacht, fillojnë nga 110 mijë euro

Edhe pse nuk ka nisur fare puna për ndërtimin e Portit të Ri turistik në Durrës, duket se ka filluar shitja e apartamenteve për projektin Durrës Marina Yacht.

Ndonëse apartamentet nuk ekzistojnë akoma, ato kanë filluar të shiten tashmë, duke filluar me çmime qysh nga 110 mijë euro.

Interesimi për shitjen e apartamenteve në këtë projekt është bërë sot pranë një zyre të hapur për këtë qëllim në Durrës.

Akoma projekt në ajër, nis shitja e apartamenteve në Durrës

Ndërkohë, edhe në rrjetet sociale ekziston një faqe e quajtur “Durrës Yachts & Marina “e cila afishon shitje apartamentesh në ajër që fillojnë nga 110 mijë euro.

Akoma projekt në ajër, nis shitja e apartamenteve në Durrës

Ndërkohë, projekti kaloi në Kuvend me votat e mazhorancës, por kishte kundërshti të shumta nga opozita e cila e ka cilësuar si projektin më korruptiv të 30 viteve të fundit.

Madje opozita është zotuar se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese këtë projekt, për të cilin thotë se kryeministri Rama ka interesat e tij ekonomike.

Nga ana tjetër, nuk dihet akoma se çfarë do të bëhet me Portin e Durrësit i cili mund të zhvendoset në Porto Romano, por me disa miliarda euro kosto.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.