Organizata Politike, aksion kundër Veliajt: Kryebashkiaku të mendojë për të rinjtë, jo për fushatën
Fjoralb Nezha aktivist nga Organizata Politike në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai dha komentin e tij në lidhje me aksionin e disa të rinjve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nezha: "Sot ishte 8 Dhjetori dhe siç dihet është dita e rinisë që përkujtohet vit pasviti dhe Erion Veliaj kishte menduar që të kishte një event më shumë se sa për rininë mendoj që ishte një event për figurën e tij përpara zgjedhjeve. Shumë herë nga aktivistët e universitetit është prishur edhe propaganda e tij.
Arsyeja e aksionit tonë në fakt ishte ikja e të rinjve nga Shqipëria dhe ne sollëm si aksion për ti ndërgjegjësuar në një farë menyre dhe për të shpërndarë fletushka edhe pse ne hasëm vështirësi sepse Erion Veliaj i kishte marrë masat për të mos na lejuar, ama ne bëmë detyrën tonë. Ne, siç e pamë, edhe Kryebashkiaku që po kalonte ishte shumë i frikësuar dhe e dinim që ai do të na shmangte.”
Menaxheri shqiptar Serxhio Mezi zbulon detaje të merkatos
8 Dhjetor, 19:49
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

