E morën edhe 7 qytete të tjera, mashtrimet e Veliajt me titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”

Kryeqyteti shqiptar, Tirana ka marrë në Bruksel zyrtarisht titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”.

Lajmi është bërë publik edhe një muaj më parë me një ceremoni të posaçme para bashkisë Tiranë, me festime me fishekzjarrë, nga kryebashkiaku Veliaj.

Por duket se Veliaj nuk lë rast pa shfrytëzuar pa bërë propagandën e tij edhe në këtë rast, duke e shitur një vendim të tillë si një çmim të jashtëzakonshëm

Në fakt ky titull jepet për një sërë qytetesh në Evropë nga “ACES Europe”, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Bruksel.

Por ky çmim jepet për qytetet e vendeve evropiane, pasi për kryeqytetet të sportit 2023 këtë vit e ka fituar Glosgow.

Ndërkohë, për të qenë pjesë e konkurrimit duhet që secili qytet duhet të aplikojë përmes një procedure standarde të bërë publike edhe në faqen zyrtare të “ACES Europe”.

Një prej kritereve për aplikim është edhe që qyteti të ketë 25 000 deri në 499 999 banorë, por Tirana sipas INSTAT në 2022 ka 919.511 banorë ose 32,9 % të popullsisë së Shqipërisë.

E morën edhe 7 qytete të tjera, mashtrimet e Veliajt me titullin

Por nuk dihet se si Tirana, me një popullsi gati sa dyfishi i limitit të përcaktuar për të marrë këtë titull ka arritur që ta marrë atë.

Shpresojmë që Veliajt, si mjeshtër i mashtrimeve që është, të mos ketë mashtruar edhe “ACES Europe”, ashtu sikurse mashtron qytetarët e Tiranës.

Titulli “Qyteti Europian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme evropiane dhe këtë vit e kanë marrë edhe qytete si Getafe e Bilbao (Spanjë), Firence e Siena (Itali), Leuven (Belgjikë), Rovaniemi (Finlandë), Setubal e Braga (Portugali), Nice e Pau (Francë), Tiburg (Hollandë), Insbruk (Austri), pra bashkë me Tiranën, edhe 7 qytete të tjera.

Ndërkohë, disa televizione dhe portale në vend, nga zelli për të reklamuar lajmet e gatshme të Veliaj, e kanë shitur lajmin sikur Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i sportit 2023.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Qytetet që kanë fituar titullin në 2022: 

E morën edhe 7 qytete të tjera, mashtrimet e Veliajt me titullin