Studentëve ju ikin lekët për ushqime
Në Kosovë, një student mund të konsumojë dy vakte në mensat publike me 0.5 cent. Në Tiranë studentët thonë se një vakt ju shkon deri në 500 lekë. Sipas një përllogaritje që ka bërë Qëndresa Qytetare, të rinjve ju duhen të paktën 200 mijë lekë në vit vetëm për ushqime ndaj propozojnë ngritjen e mensave publike.
Griselda, studente në vitin e dytë master thotë se vakti kryesor i ditës i kushton 500 lekë.
Në një muaj shpenzon të paktën 30 mijë lekë, por me rritjen e çmimeve një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume shkon për ushqime.
“Po të kesh 300 mijë lekë, në fund të muajit je pa lekë,” tha ajo.
Studentët mundohen që mos t`i konsumojnë të tre vaktet jashtë dhe për të kursyer, shpesh gatuajnë në shtëpi apo konviktet ku jetojnë.
“Mesatarisht një vakt, kushton 5 mijë lekë .Po ka raste që gatuajmë edhe vet në shtëpi .Është pak shtrenjt të themi të drejtën, shumicën e mbulon familja dhe vetë përpiqemi të nxjerrim," tha një student.
Sipas një përllogaritje që ka bërë Qëndresa Qytetare, rezulton se gjatë 10 muajve që zgjat viti akademik, studentët shpenzojnë 200 mijë lekë vetëm për ushqime.
“Në muaj përllogaritet rreth 130 euro duke futur marzhin e inflacionit sipas INSTAT dhe çmimeve që ndodhen tani, ne përllogarisim rreth 2 miljon lekë, në vit,” tha Migen Qeraxhi.
Për të lehtësuar kostot është propozuar ngritja e 4 mensave publike, në të katërta Rezidencat Studentore në Tiranë, ku të rinjtë do të mund të ushqehen me çmime të reduktuara.
Shembulli merret nga Kosova, ku studentët atje për dy vakte paguajnë 0.5 cent, pjesa tjetër mbulohet nga shteti.
“Nëse ne instalojmë mencat në 4 rezidencat studentore që kemi në qytetin e Tiranës. Ne do të kemi mundësinë që një komuniteti të madh studentësh tu kursejmë nga portofoli i tyre nja shumë të madhe parsh, e cila mund të shkojë qoftë për blerjen e librave, qoftë për aktivitete sociale,” tha ai.
Në Qytet Studenti, mensat që funksionojnë prej vitesh janë private dhe çmimet në to janë të konsiderueshme.
“Rezidencat studentore që e kanë detyrim ligjor dhe kontarktual brenda statutit të tyre, ku studentët firmosin për tu bërë pjesë e rezidencës, nëse lexojnë me kujdes pikat se çfarë afrojnë rezidencat studentore.Ato e kanë të parashikuar në statutin e vete që duhet të kenë edhe mencën. Ne duam që ky moment të riaktivizohet dhe të rifunksionoj,” tha ai.
Për mensat publike Qëndresa Qytetare ka nisur një peticion për mbledhjen e 6 mijë firmave, që më pas do t`i dorëzohen Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
