Kapet drogë në burgun e Drenovës, i dënuari për vjedhje e fshehu në gojë

Kapet drogë në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara kanabis.

Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izeti brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.

Policia e burgut ka arritur t'ja gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.

Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.