“Berisha është mirë!” Tritan Shehu tregon mbi gjendjen shëndetësore të liderit historik të PD

Lideri historik i PD, Sali Berisha ditën e djeshme u godit gjatë protestës. Por pavarësisht, shenjave të dukshme i guximshëm dhe i pandalshëm siç di ët jetë gjithmonë vijoi protestën dhe më vonë dhe konferencën për media.

Deputeti i PD, Tritan Shehu në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tregoi se si është ditën e sotme gjendja e Beriëshës.

Tritan Shehu: Berisha është stabël, është mirë. Ka marrë dëmtimet që ka marrë. Janë dëmtime që duken qartësisht por Berisha është i fortë si nga karakteri dhe nga fiziku të jemi realist për këtë gjë. Shumë, shumë shpejt do të jetë në publik përsëri. Është mirë. Është krejt mirë. Do të kalojnë dhe ato gjëra që pati.

Kur pritet të dalë sërish në shesh?

Tritan Shehu: PD do të ketë një program, do të dalë shumë shpejt. Akti terrorist nuk është një akt individual. Tregon problemet e mëdha që ka vendi. E pamë dje si është Shqipëria.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.