Mustafa: Grupe banditeske po atakojnë institucionet e Kosovës, plani franko-gjerman duhet të sjellë paqe

Ragmi Mustafa Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj foli rreth situatës në të cilën gjendet veriu i Kosovës.

Në Kosovë është kthyer vëmendja në shpërthimet në veri, çfarë po ndodh?

Ragmi Mustafa: Është një vëmendje e shtuar. Ngritja e tensioneve nuk i shërben mirëqenies e paqësimit mes popujve, ka refleksionet e veta. Grupe banditeske po atakojnë institucionet e Kosovës. Kjo shpërfaqi atë që të gjithë e kanë ditur që serbët e veriut nuk duan të integrohen në institucionet e Kosovës por janë thjesht një instrument i Vuçiç.

Po diskutohet mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve?

Ragmi Mustafa: Reagimi i institucioneve të Kosovës është në kornizën kushtetuese të republikës së Kosovës. Në njërën anë kemi tensionim të situatës në veri. Qytetarët janë të frikësuar nga aktet banditiste të dhunës. Presidentja do të duhej të kishte konsulta me partitë politike nëse do të duhet të shtyhen zgjedhjet. Duhet pasur sigurim në radhë të parë e më pas siguri të qytetarëve. Besoj se shumë shpejt presidentja dhe institucionet e Kosovës do të marrin një vendim për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve.

Propozimi franko-gjerman ku konsiston?

Ragmi Mustafa: Besoj se versioni i fundit duhet të jetë përfundimtari që do të dialogojë mes Kosovës e Shqipërisë që të gjenden marrëveshje përfundimtare. Dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë paqen e qëndrueshme.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.