Sulmi ndaj Berishës, Këlliçi: Të gjitha faktet të çojnë te Edi Rama. Opozita nuk bie, protestat vazhdojnë
Partia Demokratike është e bindur se pas sulmit fizik të kreut të PD-së, Sali Berisha, qëndron kryeministri Edi Rama.
Deputeti dhe kandidati zyrtar i PD-së për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore, Belind Këlliçi, thotë se "nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!"
Ai thekson se sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.
Por, vijon Këlliçi, Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.
"Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë" përfundon ai.
