Tritan Shehu: Berisha burrë shteti që arriti të tejkalojë sulmin, agresori gjakftohtë

Deputeti i PD, Tritan Shehu në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Katerina Hysenllari foli rreth protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita.

Shehu thotë se ishte një sulm i programuar, një vokacion i një grupi terrorist por  agresioni nuk realizoi qëllimin që kishte.

Tritan Shehu: Është një sulm i programuar. Ishte një vokacion i një grupi terrorist për të krijuar një imazh të PD sikur ishte gjoja agresive. Ishte i rrezikshëm për vendin por falë përgjegjshmërisë së lartë, vizionit si një burrë shteti të Berishës arriti të tejkalohet. Berisha e menaxhoi këtë situatë të vështirë dhe arriti të shmang një përplasje. Agresioni nuk realizoi qëllimin që kishte falë liderit Berisha dhe përgjegjshmërisë së tij.

Akuzohet Rama për sulmin e bërë ndaj Berishës, cili do të ishte përftimi i tij nga ky sulm?

Tritan Shehu: Janë agresione nga njerëz që nuk durojnë dot demokracinë. Është një simptomë e autokratëve, e diktatorëve që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm. Gjakftohtësia dhe veprimi tregojnë se ishte një skenar që donte të involvonet shumë më tepër nga se ndodhi. U arrit të bllokohej nga mënyra e gjykimit e zotit Berisha në ato momente të vështira.

Sa e dëmton protestën një situatë e tillë?

Tritan Shehu: Ajo krijon një perceptim më të fortë të papërgjegjshmërisë që kemi përpara, të domosdoshmërisë së pjesëmarrjes së gjerë në përballje me këtë regjim. Të adresosh dikë nuk është trimëri. Të provokosh nuk është trimëri është pabesi. Reagimi i Berishës dhe i demokratëve ishte shembullor.

Ju e quajtët një akt në pabesi por a mund të shmangej goditja?

Tritan Shehu: Ti je duke ecur në një manifestim paqësor i shoqëruar nga militantët e tu. Fajin e ka ai, agresori si dhe ai që e ka porositur. Problemi është me organizimin e atij akti në tërësi.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.