Goditi me thikë vjehrrin dhe kunatin, Gjykata e Vlorës lë në burg 27 vjeçarin Rildi Koçja
Rildi Koçja 27 vjeçari i cili goditi vjehrrin dhe kunatin me thikë në Vlorë është lënë në "Arrest me burg".
Vendimi u mor sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.
27 vjeçari udhëtoi nga Tirana për në Vlorë më 4 dhjetor dhe në konflikt e sipër ka goditur me sende të ftohta thikë vjehrrin e tij 62 vjeçarin Xhevdet Braushi dhe 30 vjeçarin Albion Braushi kunatin e tij.
Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar verbalisht me Albion Braushin, e më pas ka përdorur edhe thikën kundër tij, ndërsa më vonë ka ndërhyrë edhe 62vjeçari po që edhe ai është goditur.
Sulmi ka ndodhur pikërisht para banesës së të plagosurve, ndërsa pas përplasjes Koçja ka ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Ai u arrestua disa orë më vonë nga policia dhe po përballet me akuzat e plagosjes së rëndë.