Prençi: Edhe nëse me ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj, nuk punohet me trafikantë droge

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kandidat në Primaret e PD-së, Shemsi Prençi u shpreh se shumë policë janë kapur duke u marrë me drogë.

Ai tha se nëse sot e ftojnë të marrë një post të lartë në Policinë e Shtetit, ai nuk do të pranonte, pasi nuk do që të punojë me kriminelë.

Prençi: Kur ka ndodhur që kupola e ministrisë së Brendshme, me kulmin në 2016 që raportoheshin avionë me drogë, ndërsa qeveria thoshte se janë karkalecë, derisa ranë disa avionë. U vërtetua se drejtorë policie u futën ne burg ose janë në arrati.

Polici në Lezhë mori leje për 2 muaj dhe e dinin shefat e policisë që ai po merrej me drogë. Nëse do të marrësh nga kategoria e patronazhistëve, ku ata po futen në burg edhe nga OSHEE duke lidhur dritat për drogë. Po të më lusin sot të shkoj në polici, që eshte një profesion që e dua, pikërisht për këto arsye nuk shkoj. Nuk punohet me trafikantët e drogës.

Emisioni i “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.