“Emigron” edhe ariu i fundit kaf, transferohet në Austri për shkak të gjendjes shëndetësore

Është larguar nga Shqipëria edhe ariu i fundit  kaf që jetonte I mbyllur në një kafaz prej 120 metra katrorë ku vizitohej nga shumë turiste. Shkak u bë rëndimi I gjendjes së tij shëndetësore, dhe për këtë arsye ai u tërhoq nga shoqatat ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve dhe u dërgua në Austri.

Nga Shqipëria është larguar edhe ariu i fundit kaf që jetonte i mbyllur në një kafaz prej 120 metra katrorë ku vizitohej nga shumë turiste.

I quajtur Mark, ariu 24-vjeçar jetonte prej 20 vitesh në ambient të mbyllur, por këtë të mërkurë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij është marrë nga një shoqatë ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve për ta dërguar në Austri.

Kërkesa dhe plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm është kryer nga Shoqata “Katër Putrat”.

Organizata e shpëtimit bën me dije se ariu ishte ushqyer me ushqim të papërshtatshëm, gjë që e kishte bërë atë mbipeshë dhe dhëmbët i ishin thyer.

“Emigron” edhe ariu i fundit kaf, transferohet në Austri

Gjithashtu ata bënë me dije se në Austri, ariu do të ketë një rrethim natyror prej 2,500 metrash katrorë me shkurre, pemë, mundësi për të hibernuar dhe kujdesin e duhur ushqimor dhe mjekësor.

Prej vitit 2015 janë shpëtuar më shumë se 30 arinj të mbajtur pranë restoranteve dhe vendeve të tjera publike në Shqipëri.

“Emigron” edhe ariu i fundit kaf, transferohet në Austri

Shoqata “Katër Putrat” ka shpëtuar 11 prej tyre, ndërsa të tjerët u dërguan në hapësira të lira ose kopshte zoologjike në Belgjikë, Gjermani, Itali, Greqi dhe Britani në bashkëpunim me organizata të tjera.

“Emigron” edhe ariu i fundit kaf, transferohet në Austri

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.