21 vjeçari në kërkim në Itali për trafik narkotikësh arrestohet në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2022, 09:11
Një 21 vjeçar i shpallur në kërkim në Itali për trafik narkotikësh është arrestuar sot në Fier.
Me finalizimin e operacionit të koduar “Provizor”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Mateo Isufaj 21 vjeç, banues në Patos.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë," njoftoi policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.