Tiranë: Burri s'pyet për urdhrin e mbrojtjes, merr gruan nga puna e fut në lokal dhe e rreh

Mori gruan me forcë nga puna dhe e rrah në lokal. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën  "Qazim Vathi"

Protagonisti është një 33 vjeçar I cili më pas është arrestuar për  ”Heqje të paligjshme e lirisë", "Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës"

Një telefonatë vuri policinë e komisariatit 4 në dijeni të ngjarjes ndërsa ndaj gruas ishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje.

"Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën "Qazim Vathi", e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje" informoi sot policia e Tiranes.

Tiranë: Burri s'pyet për urdhrin e mbrojtjes, merr gruan nga puna