Apeli nuk ndryshon dënimin për ish drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin e ish drejtorit të RTSH Thoma Gëllci duke rrëzuar kërkesën e tij për pëfajësi. Togat e zeza të Apelit e lanë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për 1 vit e 4 muaj burg ndaj ish zyrtarit. Po ashtu Gëllçit i është hequr e drejta të ushtrojë funksione publikë për 5 vite. Fajtorë u shpallën edhe ish anëtarët Komisionit të Tenderit për pajisjet e kanalit TVSH Agro

Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi u shpall fajtor edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kjo e fundit la në fuqi vendimin e Shkallës së Pare që e kishte dënuar ish-zyrtarin me dy vite burg.

Nga gjykimi i shkurtuar atij i ulët 1/3 e denimit ku përfundimisht masa ndaj Gëllçit përllogaritet 1 vit e 4 muaj heqje lirie.
 
Përveç këtij dënimi gjykata e ka ndaluar ish drejtorin e RTSh të ushtrojë funksione publike për 5 vitet e ardhshme. Ai është liruar disa muaj më parë për shkak se dënimin e ka shlyer me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Përveç ish drejtorit më 1 vit burgim u dënuan edhe 3 antarë të Komisionit të Vlersimit të Ofertave.

Sipas prokurorisë Thoma Gëllçi së bashku me anëtarët e komisionit Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj kanë kryer disa shkelje ligjore në një procedurë prokurori për blerjën e disa materialeve për hapjen e televizionit RTSH Agro.

Akuza thotë së nga ky prokurim është abuzuar më fondin prej 87 milion lekësh. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të 2021 pas denoncimit që bënë kompanitë e s’kualifikuara në tender.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.