Plagosi babë e bir në Vlorë, autori në pranga, të plagosurit në gjendje të rëndë

Një sherr me thika mes disa familjarëve në Vlorë të dielën ka përfunduar në plagosjen e rëndë të babë e bir Rildi Kocja goditi 25 herë me thikë Albion e Xhevdet Braushi në oborrin e tyre e më pas u largua për tu arrestuar pak më vonë. Babë e bir ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njëri prej të plagosurve me thikë mbrëmjen e 04 dhjetorit 2022, në lagjen Çole pikërisht 30 vjeçari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës.

30 vjeçari Albion Braushi i cili është goditur 15 herë me thikë nga kunati i tij, ka marrë plagë që i rrezikojnë jetën e tij.

Ndërkohë në gjendje kritike në spitalin e Vlorës, vijon të jetë babai i 30 vjeçarit, Xhevdet Braushi.

62-vjeçari mësohet se është goditur 10 here me thikë nga bashkëshorti i vajzës së tij, Rildi Koçja.

Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar verbalisht me Albion Braushin, e më pas ka përdorur edhe thikën kundër tij, ndërsa më vonë ka ndërhyrë edhe 62vjeçari po që edhe ai është goditur.

Koçja mësohet se ka shkuar nga Tirana në Vlorë me çantë shpine, ku mbante dy thika të mëdha që i ka përdorur për të sulmuar vjehrrin dhe kunatin, për motive ende të paqarta.

Sulmi ka ndodhur pikërisht para banesës së të plagosurve, ndërsa pas përplasjes Koçja ka ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Ai u arrestua disa orë më vonë nga policia, ndërsa do të përballet me akuzat e plagosjes së rëndë.