Bumçi: E pritshme goditja fort e Gert Shehut nga protestuesit, Meta e Berisha shmangën përshkallëzimin
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Aldo Bumci u shpreh se personi që gjuajti Berishën pritej të goditej nga personat në protestë.
Ai tha se personi edhe mund të humbte jetën ose që protestuesit, duke parë Berishën të gjakosur, mund të kishin thyer perimetrin e sigurisë që Rama tu thoshte të dhunshëm.
Bumçi: Aty kishte edhe militantë dhe nuk ishte një moment qetësie. Goditet lideri i opozitës dhe duhej të neutralizohej, por ehte njerëzor dhe e pritshme që të goditej fort me grusht edhe shkelma. Ai nga ato goditje mund të kishte humbur edhe jetën. Shumë mirë që nuk e humbi dhe nuk ka pasoja të rëndë.
Kjo falë të gjakftohtësisë së Metës, Berishës dhe Breçanit. Nëse personi do të kishte humbur jetën do të kishim një të vrarë nga opozita. Nuk është e pamundur në këtë tension. Njerëzit në protestë shohin liderin e tyre të gjakosur dhe mund të kishin carë gardhin e policisë, dhe pastaj do të ishte thënë opozita e dhunshme dhe e rubla. Nuk ndodhën falë gjakftohtësisë së Berishës.
Emisioni i “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

