Edi Rama dhe mediet - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako

Edi Rama dhe mediet – ishte tema e kësaj të mërkure në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Qysh në vitin 2014 Rama filloi të përdorte një zhargon ndaj mediet duke i cilësuar ato si kazan pasi kritikonin punët e qeverisë së tij.

Në këtë drejtim spikati lufta e tij me Agon Channel me Becchettin. Si të gjitha institucionet dhe pushtetet e këtij vendi, ky televizion u godit nga qeveria. Mediet kanë mëkatet e veta duke i shërbyer qeverisë dhe duke mos i shërbyer publikut.

Duket se Rama do të asgjësojmë pronarët e pronarëve të medieve në vend. Kështu ka ndodhur edhe me Becchettin, me gjykata dhe policinë që i kishte në dorë bënë raporte fiktive. Shqipëria e humbi gjyqin me Becchettin. Mjafton kaq që SPAK t’i thërrasë këta persona sepse janë bërë nul veprimet e tyre këtu.

Ndërkohë, me RTV Ora, një gjyqtare ka bërë mbi 40 seanca e cila akoma nuk ka nxjerrë vendimin për konfiskim asestesh. Kur do të dalë vendimi do ta analizojmë pikë për pikë.

Asnjë gjë këtu dhe asnjë tavolinë këtu nuk është blerë nga lekët e zotit Ndroqi, por me anë të një bashkëpunimi me bankën dhe ministrinë e ekonomisë, pasi janë marrë disa kredi.

Kjo gjyqtare çuditërisht nuk e ka pranuar bankën si bashkë aksionerë. Pasi banka në fjalë ka kërkuar në Apel që gjyqtarja ta pranonte si të interesuar në këtë çështje, edhe Apeli nuk ia njohu këtë të drejtë. Shyqyr që ka Gjykatë të Lartë, që mund të jetë si oksigjen në gjyqet e ardhshme.

Apeli si një vegël qorre e pushtetit shkeli një të drejtë themelore të bankës. Banka ka qenë në anën e z. Ndroqi duke mbrojtur investimin e tyre, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu bankën në proces.

Etleva Deda është një gjyqtare e mbrojtur nga politika dhe bëri një goditje të madh me një vendim pa fakte dhe prova, dhe duke cenuar interesin e publikut.

Rama mund të jetë larguar nga pushteti po ashtu si me Agonin pasojat do të paguhen nga taksa paguesit. Kur u godit z. Ndroqi shume nga mediet heshtën për shkak të interesave që kanë me qeverinë, nuk u mobilizuan si një trup i vetëm, por bënë një sy qorr.

Kur të vijë vendimi që po shtyhet shpallja, ne do të dalim në një emision këtu dhe do ta shohim se këto që po themi janë të vërteta.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.