Qyno: Berisha është thirrur nga policia për të dhënë dëshmi për sulmin me grusht

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se Berisha është thirrur qysh dje për të dëshmuar për goditjen e tij

Ai tha se ai nuk ka pranuar në mënyrë vullnetare për të dhënë një dëshmi, ndërsa pritet që atij t’i përsëritet edhe një herë thirrja.

Qyno: Fletëthirrja për Berishën i është dërguar qysh ditën e djeshme, por ai nuk ka shkuar në mënyrë vullnetare dhe pritet që t’i ripërsëritet thirrja për ta marrë në pyetje për këtë ngjarje, nëse nuk përgjigjet pozitivisht, sigurisht që do të jetë policia që do të shkojë në PD.

Në dijeninë time ka qenë nëna e personit në spitalin e Traumës dhe me këtë dokument e ka marrë me vete dhe mjekët janë njohur me këtë dokument, po ashtu edhe mjeku roje në spital. Ata e kanë transmetuar këtë dokument përmes medias më pas.


Emisioni i “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.