Prençi: Sulmi ndaj Berishës i mirëpërgatitur, po mundohen që ta nxjerrin me probleme mendore

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kandidat në Primaret e PD-së, Shemsi Prençi u shpreh se goditja e Berishës me grusht ishte një ngjarje që

Ai tha se mënyra se si sulmoi, ishte e studiuar dhe e porositur, pasi ai nuk ka asnjë hasmëri me Berishën.

Prençi: Për mua kjo është ishte një ngjarje e mirëpërgatitur sepse ka studiuar më së miri mënyrën e ruajtjes së liderit të opozitës. Në ecje ai ka në krah bodigardët, ndërsa gazetarët qëndrojnë para. Ky budallai që mundohen ta bëjnë budalla me zor, sepse ka një dokument mjeku, p[or nuk ka një kartelë për shkallën e sëmundjes që ka.

Mënyra se si sulmoi, ishte e studiuar dhe e porositur. Të sëmurët mendorë nuk godasin në rrugë njerëzit që nuk i njohin. Ai person nuk ka pasur asnjë hasmëri ose inat me Berishën. Ai njeri ka qenë i përgatitur për të goditur Berishën mënyrën dhe vendin që do të goditej Berisha.

Emisioni i “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.