Beqa: Nuk ka një dokument zyrtar se Gert Shehu është me probleme mendore, mund të jetë i infiltruar
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu Mentor Beqa u shpreh se ky njeri nuk është një njeri me probleme mendore që të ketë një dokument zyrtar.
Ai tha se ka një praktikë të konsoliduar në polici, që personat bashkëpunëtorë zgjidhen ata që janë me cen dhe përdoren në mjedise kriminale
Beqa: Ky njeri nuk është një njeri me probleme mendore që të ketë një dokument zyrtar. Kemi një mjek që punon në një klinikë private që ka lëshuar një vërtetim, por nuk kemi një dokument zyrtar, prandaj ne duhet ta marrim si të aftë atë person.
Ka një praktikë të konsoliduar në polici, që personat bashkëpunëtorë zgjidhen ata që janë me cen dhe përdoren në mjedise kriminale dhe përbëjnë interes për policinë. Nuk përjashtohet mundësia që një person i tillë të përdoret nga policia e shtetit.
Emisioni i “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
