“Skadon” Lungomare, projekti miliona eurosh në Vlorë drejt degradimit
Në më pak se 5 vite nga inagurim, shëtitorja Lungomare e Vlorës, tashmë ka nisur degradimin. Miliona euro ka kushtuar projekti madhor, i cili tanimë duket se e ka humbur shkëlqimin.
Kushtuan rreth 400 mijë euro, dhe u prezantuan me shumë bujë si stolat inteligjentë.
Por, 5 vite pasi 20 stolat në lungomaren në Vlorë u propaganduan si arritje madhore, sot ata o ka mbulur ndryshku duke çuar dëm mijëra euro.
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe investimet e tjera në Lungomare.
Kosha të dalë jashtë përdorimit, e pemë të thyera, është panorama e projektit më madhor në qytetin e Vlorës.
Qytetarët shprehen të zhgënjyer me situatën.
"Disa dëmtohen nga njerëzit, disa nga ata që e kanë bërë. Ka tre vjet që ndërrohen pishat se i than deti, nuk duhet të ishin mbjellë atje."
"Bashkia nuk është futur njëherë nëpër lagje por vetëm Vlorë-Skelë prish dhe ndreq. Futu njëherë nëpër lagje, pa drita, pa ujë, baltë".
"Të gjitha u shkatërruan".
Pamjet që vijnë nga Lungomare tregojnë se institucionet kanë dështuar për të ruajtur investimet e tyre.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
