Qyno: Goditja e Berishës e paligjshme, por edhe rrahja e Gert Shehut në mënyrë barbare e dënueshme

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se goditja me grusht e Berishës ishte e dënueshme, po ashtu edhe rrahja e Gert Shehut.

Ai tha se personi pasi goditi Berishën është dhunuar dhe ka dalë nga aty vetëm me një kanotiere dhe nuk pritet që të gjenden sendet personale.

Qyno: Goditja e Berishës është një veprim i paligjshëm dhe duhet të hetohet nga prokuroria e Tiranës dhe të mos merret me hetimin e vetëm të rastit të Berishës, por edhe me personat që kanë dhunuar në mënyrë barbare edhe Shehun.

Nëse aty pretendohet e ai nuk ka lapsur telefon, ka pamje nga protesta që ai ka pasur telefon. Ai ka shkuar me bluze të kuqe dhe kur ka dalë nga turma ka dalë vetëm me kanotiere dhe nuk pritet që t’i gjendet karta apo telefoni në atë turmë.

Emisioni i “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.