Rritet çmimi i pemës së Vitit të Ri, 10 mijë lekë bashkë me zbukurimet

Dekori i festave kushton më shumë këtë vit për familjet shqiptare. Qytetarët thonë se pema e krishtlindjes dhe vitit të ri bashkë me aksesorët e tjerë dekorativë arrin deri në 10 mijë lekë të reja ndryshe nga vitet e mëparshme. Nga ana tjetër edhe tregtarët ankohen për rënien e shitjeve.

Tashmë jemi zyrtarisht në muajin e festave të fundvitit dhe atmosfera ka filluar të ndihet.

Shumë nga familjet shqiptare i kanë ndezur dritat e festës.

"E kam vënë pemën, për mbesën," thotë një qytetar.

Por qytetarët thonë se çmimet e pemës dhe zbukurimet këtë vit janë shtrejntuar me rreth 30 për qind krahasuar me një vit më parë.

Rritet çmimi i pemës së Vitit të Ri, 10 mijë

"Krahasuar me vjet janë rritur rreth 30% më shtrenjtë," tha një qytetar.

Me dëshirën për një atmosferë festive qytetarët thonë se dekori familjar i ka shkuar në total deri në 8 mijë lekë të rinj.

"Këtë vit e kam blerë pemën. Kushtonte pak se tregun nuk e komandoj unë. Shkoi te 5 mijë lekëshi. Bashkë me zbukurimet shkoi te 8 mijë lekëshi të gjitha," tha ai.

Poll

Jashtë kamerave tregtarët ankohen se shitjet ka rënë. Një pemë në treg të lirë e gjen me 3,5 apo 8 mijë lekë në varësi të përmasave e së bashku me dekorimet mund ti kushtojë një familje 10 mijë lekë të reja.

Rritet çmimi i pemës së Vitit të Ri, 10 mijë

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.