150 studentë me 7 dushe në Qytetin Studenti

Në Tiranë vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura problemet me godinat e studentëve. Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha për ora neës se në godinën 14, rreth 150 studentë kanë në përdorim vetëm 7 dushe. Shkak është bërë grumbullimi aty i të rinjve nga godinat e degraduara, ndërkohë që sipas xhemollarit studentët janë lënë pas dore nga qeveria.

Një nga deklaratat e kryebashkiakut Veliaj ishte se do të përgjysmohet tarifa e godinave por sa është vënë në zbatim kjo deklaratë.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare thotë për Ora news deklaron se përgjysmimi nuk ka ndodhur por dhe abonetë falas nuk do të jenë të përhershme, pasi sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, studentët do të mund ta marrin këtë shërbim deri në nëntor 2023.

 “Buxheti dhe gjithë parashikimi juridik për këtë shërbim është i parashikuar deri në këtë muaj. Dyshoj që mund të jetë për efekt elektorale, persa sa i përket përgjymimit të tarifave është një premtim i pamabajtur. Kemi komunikuar me student dhe vazhdojnë të paguajn aq sa paguanin në fillim, dhe sigurishtë është një premtim bosh, i cili nuk e di pse kryetari është motivuar për ta bër këtë, ndërkohë që Këshilli Bashkiak nuk i është përmbajtur këtij premtimi,” tha ai.

Xhemollari thotë se në godinën 14 janë 150 studentë, ndërsa kushtet janë mjerane.

“Aktualishtë jan 150 studentë, 75 që ishin, erdhën dhe 75 nga godina 4. Tejmbushja e kësaj godine me studentë sigurishtëqë që do ndikojë më shumë në përkesësimin e kushteve të tyre higjeno sanitare, të cilat ne shpesh e kemi ngritur shqetësimin apo të shërbimeve brënda godinës. Edhe 75 studentë që ishin, kushtet nuk u përgjigjeshin atyre. Për 75 studentë ishin 7 dushe, tani janë 150 studentë me 7 dushe,” tha ai.

Kjo mbingarkesë në godinën 14 ka ardhur si pasojë e vendosjes në të, të studentëve të godinës 4 e cila po i nënshtrohet restaurimit për shkak të gjendjes së degraduar.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.