Cako: Ish-presidentët dhe ish-kryeministrat duhet të kenë imunitet nga gjykata

Alfred Cako i ftuar në "Drejt" në Rtv Ora thotë se nafta për vendet e vogla është mallkim, duke deklaruar se edhe dënimi i ish-kryeprokurorit Llalla u bë për atë shkak.

Sips tij krerët kryesorë të politikës duhet të kenë një imunitet të lartë nga gjykatat.

Cako: Krerët kryesorë të politikës duhet të kenë një imunitet të lartë nga gjykatat. Dyhet të mbrohen të gjithë ish-presidentët, të gjithë ish-kryeministrat me përjashtime të rënda kur bëjnë tradhëti kombëtare. Nuk mund të dënohet kryeprokurori për 70 mjë dollarë. Dënimi i Llallës do të thotë se Shqipëria nuk ka më kryeprokuror, të gjithë kanë frikë.Llalla u dënua se u grind me Bankers për eksplodimin që u kishte prishur shtëpitë banorëve. Nafta për vendet e vogla nuk është bekim  por mallkim. Ramës i dërgova mesazh pas zgjedhjeve të 2013, i thashë nëse do zgjasësh dorën të marrësh malin me ar do ta presin dorën dhe asgjë nuk ke për të bërë dhe asgjë nuk ka bërë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.