Açka letër të hapur europianëve nga Parlamenti: Qytetari këtu është send, numër amze, dosje e pluhurosur
Flutura Açka i ka drejtuar një letër të hapur Ursula von der Leyen, Kryetares së Komisionit Europian nga foltorja e Parlamentit.
Ajo ju ka shprehur mirëseardhjen përfaqësuesve evropian që do ët vijnë nesër.
“Mirë se të vini nesër, në një ditë historike për shqiptarët. Mirë se të vini nesër, por edhe atëherë kur Shqipëria të jetë Europë politike dhe unë mund të mos jem as këtu, as gjetkë.”, tha ajo.
Ajo thotë se ëshët mes njerëzve “më pak politikë që ka ky Parlament, por skajmërisht e angazhuar politikisht me përgjegjësinë që kam në të gjitha vektorët e jetës sime”.
Flutura Açka: Unë që ju shkruaj jam mes njerëzve më pak politikë që ka ky Parlament, por skajmërisht e angazhuar politikisht me përgjegjësinë që kam në të gjitha vektorët e jetës sime. Jo se jam apolitike, jo se dua të jem, apo se më detyrojnë të jem. Jo. Thjesht kam kuptuar se në këtë Shqipëri, e kam hasur shumë shpesh atë të cilën Makiaveli e la me sigurinë klinike se “Politika nuk ka lidhje me moralin”. Në këtë parlament ndonjëherë nuk bëhet politikë, por retorikë. E kam fjalën për politikën e mirë, që i sjell begati qytetarëve të vet.
Açka teksa i drejtohet Ursula von der Leyen qytetari në këtë vend ndonjëherë është send, Ursulë, është numër amze, është dosje e pluhurosur gjykate, është orendi për demokracinë.
Flutura Açka: Qytetari në këtë vend ndonjëherë është send, Ursulë, është numër amze, është dosje e pluhurosur gjykate, është orendi për demokracinë, një votë e konvertuar në para, jo bashkëpunëtor i politikës për të bërë Shqipërinë më të mirë. Po t’i them këto sot, por nesër mund të akuzohem se po e shaj Shqipërinë në gjuhë të huaj. A është më mirë të shaj unë në gjuhë të huaj apo të hesht kur i vjedhin shqip shqiptarët?
Açka teksa përmend se për çfarë do të flitet ditën e nesërme në Samit kërkon që ata të flasin për:
“Flisni, ju lutem për lirinë e medias, sepse aty jemi në bisht të historisë. Për gazetarët e keqpaguar, të pambrojtur, të fyer me hargalisje nga pushtetarët, të cilët në këta tridhjetë kurrë nuk dhanë llogari. E pra, dje, një ditë para se të vije ti, u shemb turpshëm një resort turistik, u shemb njëra këmbë e urës ku mbahet një grup i njohur mediatik shqiptar vetëm se nuk hedh sheqer në sazet e përditshme qeveritare. Dhe madje, qeveria po i përdor tan-tamet e ardhjes tënde, për të ulur efektin e këtij turpi qeveritar. As ligje, as rregulla, as gjykatë nuk ndihmon të qetësojmë malcimet tona antieuropiane të këtij lloji."
“Ejani, të mos bëjmë histori, por të bëhemi nga historia, që të kujtohemi (për mirë) nga historia.” thotë ajo.
