Cako: Rama në pushtet me patericat e ndërkombëtarëve. E kapën dhe Bashën por i prishi punë Berisha

Konfiktin e brendshmëm të Partisë Demokratike, Alfred Cako e sheh pasojë të ndikimit nga jashtë.

I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se mazhoranca është sot në pushtet falë ndërkombëtarëve.

Këta të fundit, thotë ai, bashkëpunim gjetën dhe te Basha, por qëndrimi në hije i Berishës bëri që PD të mos marrë bekimin për të ardhur në pushtet.

Cako: Nuk është arsye e brendshme. Është njëlloj sikur disa shtëpi ku janë komshinj t'u bjerë një stuhi e madhe dhe këta të fillojnë me gjyma me njëri-tjetrin të largojnë ujin nga shtëpia duke u përpjekur të hedhin ujin te oborri i njëri-tjetrit. Te opozita kështu po ndodh. Shkaku është stuhia dhe furtuna që ka ardhur nga jashtë. Këta që janë në pushtet vërtet kanë fituar në zgjedhjet e fundit? Aspak. Nëse nuk do ishin ndërkombëtarët këta do të kishin dalë shumë kollaj në opozitë.Këta sot janë në pushtet me patericat e ndërkombëtarëve.

Rezultatin e parë të sundimit të politikës shqiptare ata e arritën me Edi Ramën duke kapur krahun e majtë dhe rezultatin e dytë e arritën me Lulzim Bashën. Por duke mos e lëshuar Berisha realisht PD, duke qëndruar në plan të dytë dhe kontrolluar Lulzim Bashën ata nuk e lejuan të vinte në pushtet.Berisha bëri një kompromis me mendimin që duke qëndruar pas do vazhdoj ta kontrolloj dhe do kem aksionet e mia në vendimmarrje kur të rikthehet në pushtet krahu i djathtë dhe do të kem përsëri atë mundësinë e kontrolit të politikës. Në politikë ka lëshime dhe tolerime të përkohshme dhe në fund palët kur nuk merren vesh fillojnë dhe nxjerrin shpatat me njëri-tjetrin.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.