Klevis Balliu tregon "vijën e kuqe" të protestuesve: Respektojmë protokollin e sigurisë për Samitin, por jo ekzagjerime
Partia Demokratike mbetet e vendosur për të respektuar kordonët e sigurisë për liderët e europianë por jo ata kordonë që mbrojnë pushtetin.
Balliu: Që të ketë kordonë të policisë dhe bllokim rrugësh është normale se është Samiti. Deri në atë pikë që është në normalitetin e sigurisë brenda protokolleve të sigurisë do të respektohen, ekzagjerimet pastaj që të tentojnë të bllokojnë rrugën e PD, qytetarët që të vijnë të protestojnë nuk janë siguri për BE apo liderët e tyre por janë ekzagjerime për të sulmuar protestën në mëntyrë që të mbash pushtetin e radhës, nuk kanë lidhje me samitin. Ato kordonë, nëse do të jenë, që kërkojnë të mbrojnë pushtetin e Ramës dhe të ndalojnë protestën, protestën nuk do ta ndalojnë dot.
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari thotë se skenari i vetëm për nesër është një dhe i vetëm: Qytetarët do të dalin të protestojnë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Ai garantoi se protesta do të jetë paqësore dhe se do bëjnë gjithçka për të kryer misionin e protestës.
Balliu: Kjo protestë bëhet për të treguar dhe mbrojtur të vërtetën. Me 6 dhjetor të mblidhemi se do vijnë aleatët e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar, kemi detyrimin ti tregiojmë partnerëve tanë të vërtetën. Edi Rama thotë se media është e lirë, ju duket e lirë Ora News, që ka mbi kokë gjithë shtetin? Ju duket e lirë media kur del Erion Veliaj dhe kërcënon gazetarët? Këto duhet ti dijë BE. Vetëm me të vërtetën dhe votën shpëton Shqipëria.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

