Dash Sula me vaj në Kuvend: Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës së Bordit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2022, 19:41

Deputeti i PD, Dashnor Sula, çoi sot në Kuvend shqetësimin e kultivuesve të ullirit.
Deri në oborrin e Kuvendit mund të hyjë me një thes me ullinj dhe një degë ulliri, por brenda sallës u shfaq vetëm me dy shishe me vaj, njëra me vaj ulliri të fermerëve, e tjera vaj fakrike që gjendet në supermarkete.

Në fjalën e tij, Sula tha se sot fshatarët janë të braktisur, pasi çmimi i vajit të ullirit po ulet çdo ditë dhe më shumë.
Sula: Të jeni të sigurtë dhe ju garantoj se fshatarët po heqin të zitë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri. Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Sot 3500 lekë shitet vaji i ullirit.
Foto nga LSA


