Raporti me ndërkombëtarët, Cako tregon dy tradhëtitë e Berishës

Alfred Cako i ftuar në "Drejt" në Rtv Ora analizoi raportet e kreut të PD-së Berisha me ndërkombëtarët.

Sipas tij, Berisha ka pasur momente që u është bindur por nga ana tjetër edhe ka qëndruar ndaj tyre përkundrejt kostove politike që ka marrë mbrapsht.

Cako: Ndërhyrja e parë e madhe e ndërkombëtarëve ishte kur u godit Fatos Nano dhe u fut në burg për ca gjëra ordinere, sajesa ordinere. Berisha është nga njerëzit kryesorë që e mbështeti këtë veprim të ndërkombëtarëve. Por Berisha ka treguar dhe kundërshtime ndaj tyre. Në vitin 1996 pas zgjedhjeve të majit kur nuk ja njohën zgjedhjet u tregua refraktar ndaj tyre. Tradhëtia e dytë që ka bërë Berisha është kur pranoi skemat e LGBT dhe shkatërrimit të familjes në politikën shqiptare duke qenë në mazhorancë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.