Akil Kraja tregon arsyet pse çdo qytetar duhet të jetë nesër në protestë

Drejtori i kabinetit në PD, Akil Kraja në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma foli rreth protestës që do të zhvillohet ditën e nesërme nga opozita.  

Kraja tregoi arsyet se pse qytetarët duhet ti bashkohen nesër protestës.

Ai u shpreh se “që Europën ta bëjmë në Shqipëri nesër duhet të jemi në shesh”.

Akil Kraja: Nesër për herë të parë pas 30  vitesh shqiptarët  kanë mundësi ti thonë Europës që nuk po bashkohemi në Europë vetëm për letra nuk po bashkohemi në Europë vetëm për një fond Europian. Ta shijosh Europën, të përfitosh nga ajo, të jetosh Europën. Të jetosh Europën do të thotë të jesh një qytetar i denjë, dinjitoz që shteti të respekton, që institucionet e pavarura të mbrojnë. Që media e lirë të jep krah për të folur më lirë e për të shijuar një kulturë më të mirë. Ndaj nesër në orën 12:00 çdo shqiptarë që kërkon të jetojë një Europë të vërtetë, jo një Europë fasadash, që kërkon që demokracia të jetë pasqyra e tyre e vlerave.

“Që Europën ta bëjmë këtu nesër duhet të jemi në shesh. Në burg të jenë individët që e marrin peng fatin e Shqipërisë duke bërë  korrupsion, duke mbyllur mediat duke u dhënë identitetin tonë interesave mafioze për të mos thënë rusofile.”, tha ai.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.