Cako për Samitin në Tiranë: Takim sorosian i realizuar nga nivelet e larta të elitës botërore
Polemisti, Alfred Cako, i ftuar në emisionin "Drejt" në Rtv Ora thotë se takimi i nesërm BE-Ballkani Perëndimor është një takim sorosian i realizuar nga nivelet e larta të elitës botërore.
Edhe data e mbajtjes së tij në kryeqytet për Cakon nuk është rastësi.
Cako: Në përmasa të tilla ndodh për herë të parë dhe Tirana ka filluar ta konfirmojë veten si një kryeqytet i rëndësishëm në dekadat që do të vijnë në rajonin e Ballkanit. Ky është një takim sorosian i realizuar nga nivelet e larta të elitës botërore për datën që është zgjedhur, data e marrjes në shqyrtim të vulës së opozitës se nga do shkojë. Edi Rama mund të jetë vënë me shpatulla për muri me kërkesën që në mënyrë të vazhdueshme i kanë bërë për të eleminuar opozitën reale në Shqipëri. Është ndryshe të bësh politikë reale dhe ndryshe të bësh moral politik. Në politikë nuk flitet me duhet, por më është.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

