"Njerëz që si voton as gruaja…", Cako shpërthen ndaj grupit Alibeaj: Ja mesazhet e protestës së opozitës për BE
Polemisti, Alfred Cako, tregon mesazhet që kërkon opozita ti japë nesër liderëve të Bashkimit Europian me protestën.
I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora, Cako thotë se opozita do ti tërheq vëmendjen BE që të heqë dorë nga zgjedhja e opozitës dhe influencimi për të mbajtur në pushtet njërën palë apo palën tjetër.
Cako: Mesazhi që u jepet nga opozita nesër krerëve të lartë të Europës është tu thonë respktoni vullnetin e popullit nëso do nxjerrin një shumicë e madhe ose hiqni këto trupet që po përdorni duke i shpallur non grata, duke futur hundët ambasadorët në drejtimin e opozitës shqiptare. Lëreni opozitën të ecë më kembët e saj dhe mos influenconi për të mbajtur në pushtet njërin krah apo krahun tjetër politik, por lini shqiptarët ta zgjedhin vetë qeverinë. Së dyti është një kujtesë që i bëhet BE nga opozita, se në rast se kërkoni të zgjidhni opozitën me njerëz qesharak dhe sharlatanë si Alibeaj apo nja dy të tjerë.
Njerëz më të neveritshëm nuk kam parë në politikën shqiptarë, njerëz që nuk i voton as gruaja e vet dalin dhe flasin me tone butaforike duke bërë sikur janë qendra kryesore gravitacionale e opozitës. Ca shërbëtorë dhe manikinë. Dhe vetë ndoshta nuk e dinë ose me ndërgjegje e bëjnë mbi bazën e ndonjë përfitimi nga ndërkombëtarët. Raca shqiptare është një racë inferiore shumë e keqpërdosrshme nga ndërkombëtarët dhe të huajt duke shkelur të gjithë skemat dhe rregullat e lojës që duhet të ketë opozita. Politika duhet të jetë përfaqësuese e vullnetit të shumicave sa më të mëdha popullore.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
