Maliqi: Alimehmeti të tërhiqet nga gara, Këlliçi përballje dinjitoze me kryemafiozin Veliaj

Pas Adriana Kalasë edhe kandidati për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi i ka bërë thirrje kandidatit në primare për bashkinë Tiranë mjekut Ilir Alimehmeti të tërhiqet nga gara dhe të mos zhvillohet balotazhi.

Poll

Maliqi në një intervistë për RTV Ora në gazetaren Besmira Pelushaj tha se “Belind Këlliçi do të jetë një përballje dinjitoze dhe një fitore spektakolare përballë këtij kryemafiozi (Veliaj)”.

Lefter Maliqi: Unë do ti thoja mjekut të nderuar, Alimehmetit që do të ishte më e udhës më humane më demokratike të tërhiqet se rezultati ishe i thellë. Le të vazhdojë gara por unë po them mendimin tim personal. Kam një mendim që Belind Këlliçi do të jetë një përballje dinjitoze dhe një fitore spektakolare përballë këtij kryemafiozi (Veliaj).


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.