Zgjedhjet e 14 majit, Bozdo: Kandidatura jonë për Tiranën dinjitoze, përballë kemi një mostër

Tirana shkoi në balotazh pas Primareve, dy kandidatët Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi kanë dy janvë kohë për të për të zhvilluar fushatën e tyre.

Anëtari i Kryesisë së PD Eno Bozdo në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari  tha se me Primaret PD ka hedhur një hap shumë të mirë si për Tiranë  dhe për të gjithë vendin.

Sakaq i fokusuar tek gara në Tiranë Bozdo u shpreh se kandidatura e PD është dinjitoze “veçanërisht kur ti e krahason me çfarë mostre kemi përballë”.

Eno Bozdo: Dje kemi hedhur një hap shumë të mirë në Tiranë. Veçori e kësaj gare ka qenë se Belin këlliçi vjen si një djalë me një kontribut të madh në PD, Alimehmeti vjen si nj djalë intelektual, një djalë qytetar që ka nj karrjerë të tijën, prindërit e tij janë të lidhur me PD, pra është pjesë e familjes së PD. Gara do të ketë një fitues, demokratët të gjelën do të vendosin se kush do të përfaqësojë.

“Të shtatë kandidatët kanë treguar nj nivel qytetarie të jashtëzakonshme. Kanë bërë një fushatë model. Secili në mënyrën e tyre e tha atë që përfaqësonte dhe demokratët vendosin se cili do ti përfaqësojë. Jam i gëzuar për këtë garë dhe ju i uroj Belindit dhe Ilir Alimehmetit suksese. Kjo është PD, PD e vlerave, e qytetarisë, PD që kurrë nuk ka harruar vlerat që përfaqëson. Kandidatura jonë do të jetë kandidatura më dinjitoze, veçanërisht kur ti e krahason me çfarë mostre kemi përballë.”, tha ai.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.