Deklarata e fortë e Cakos: Samiti i 6 dhjetorit, përpjekja e fundit e BE për të larguar drejtuesit realë të opozitës

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë një prej padive që lidhet me konfliktin brenda PD vetëm pak orë para samitit të BE dhe protestës së thirrur nga opozita në Tiranë.

Polemisti Alfred Cako i ftuar në "Drejt" në Rtv Ora thotë se është e turpshme që gjykatat dalin kundër vendimmarrjes së popullit opozitar, ndërsa samitin e nesërm të BE e sheh si përpjekjen e fundit për të larguar drejtuesit realë që sot ka opozita.

Cako: Është e tuprshme që gjykatat të japin vendime kundër vendimit që vetë populli i opozitës e ka marrë duke zgjedhur në krye të tij këta që janë, Foltoren. Kjo mbledhje e strukturave të larta të BE bëhet për të eleminuar drejtuesit realë, është përpjekja e fundit ndoshta për të larguar drejtuesit realë që sot ka opozita.

Konflikti brenda demokratëve nuk është vetëm në dyert e gjykatave, por edhe me përfaqësimin zyrtar pasi tashmë selia blu pëfaqësohet me dy faqe të ndryshme interneti, e para ku Lulzim Basha rezulton ende kryetar dhe e dyta që njeh Sali Berishën.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.