Nesër protestë/ Maliqi: Policia do të provokojë, fjalimet e Berishës e Metës zëri i Shqipërisë reale
Ditën e nesërme datë 6 dhjetor 2022 opozita do të zhvillojë protestë, ditë në të cilën mbahet dhe samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lefter Maliqi, kandidat i opozitës në bashkinë Kuçovë në një intervistë për RTV Ora në gazetaren Besmira Pelushaj tha se “do të ketë provokime nga policia por bota do ta shohë siç është Shqipërinë, një Shqipëri e shpopulluar, me PPP dhe vjedhje të mëdha”.
Lefter Maliqi: Droga plasi sheshit, paratë e pista, incineratorët, lejet e ndërtimit për të gjitha këto jemi në protestë. Në dyert e botës ka pasqyruar një Shqipëri ndryshe, ndërkohë është një Shqipëri e dhunuar, me mbyllje mediesh, prishje shtëpish të banorëve dhe nesër Berisha i cili me sa e njoh ka thënë se do të jetë një protestë paqësore. Do të ketë provokim nga policia e shtetit se turma e demokratëve dhe simpatizantëve do të afrohet te bulevardi dhe ato nuk mund ta bllokojnë këto. Unë jam i bindur se me tufa me lule do të jetë nesër opozita e bashkuar, do të ketë provokime nga policia por bota do ta shohë siç është Shqipërinë, një Shqipëri e shpopulluar, me PPP dhe vjedhje të mëdha.
Cilat janë mesazhet që do të përcillen?
Lefter Maliqi: Se ky kërkon të mos ketë demokraci, që ky ka kapur opozitën deri dje. Dhe realitetin që e ka pasqyruar ndryshe në gjithë botën është ajo që do të shprehin Meta e Berisha në fjalime. Ky do të jetë zëri i Shqipërisë reale.
“Policisë së shtetit i bëj thirrje opozita është e juaja është për dyfishin e rrogës tuaj. Policia e shtetit është ligji. Kam bindje se nesër do të jetë protestë paqësore me mesazhe kombëtare.”, tha ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

