Maliqi: Berishën e riktheu Zoti për ta çuar PD-n në fitore

Lefter Maliqi, kandidat i opozitës në bashkinë Kuçovë në një intervistë për RTV Ora në gazetaren Besmira Pelushaj tha se Berisha ka një energji të paparë dhe se i ka bërë optimist të gjithë.

Madje ai tha se “atë e riktheu Zoti për ta çuar PD-n në fitore”.

Mungesa  e vulës sipas tij nuk është gjëja më e rëndësishme por është përkrahja nga njerëzit.

Lefter Maliqi: Ç'më duhet vula? E rëndësishme është të vijnë njerëzit. Gjykata nuk është parti.  As në organizimin e brendshëm të PD nuk ndikon. Këta (grupi i Alibeaj) mund të dëmtojnë 3 a 4 bashki por nuk do të na ndikojë në rezultat. Ne do të mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët. Bashkimin e Alibeaj e pengon Rama, blerja, shitet shqiptari dhe ky është gabim i madh. Këta mendonin se Sali Berisha u plak, Berisha na ka bërë optimist dhe ne , shikoni Bashën i dridhen këmbët. Berisha ka një energji të paparë, atë e riktheu Zoti për ta çuar PD në fitore.

Sa i përket vendimit që pritet të japë gjykata për vulën Maliqi tha:

E di Rama si do të jetë vendimi, siç e di ku është Martini, siç di çfarë është bërë me incineratorët dhe me lekët e shqiptarëve. Dhe 20 bashki të marrim opozita e bashkuar automatikisht do të jemi në pushtet. Po vjen fryma e fitore.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.